Avokati Maks Haxhia bën publike argumentet e Gjykatës: Pse u lirua Saimir Tahiri

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 13:16 | Aktualitet
Avokati Maks Haxhia bën publike argumentet e Gjykatës: Pse u lirua

Avokati Maks Haxhia ka bërë publike argumentet e gjykatës që çuan në lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Haxhia tha se Tahiri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore që do të kryejë sërish veprën penale për të cilën është dënuar, e ndërsa një tjetër motiv ka qenë edhe gjendja shëndetësore jo e mirë e gruas së tij, duke pamundësuar kujdesjen ndaj 2 fëmijëve të mitur.  

“Nuk ka rrezik të theksuar shoqëror për këtë vepër, i kanë ngelur më pak se 2 vjet, atij i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj e 15 ditë, duhet të ketë fëmijë të mitur në ngarkim që i ka 2 fëmijë dhe një bashkëshorte që nuk është e dënuar, duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, është në pamundësi që t’u shërbejë fëmijëve”, tha Maks Haxhia.

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri u lirua nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu. Referuar burimeve të A2 CNN, Tahiri është liruar për shkak se bashkëshortja e tij është sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët, duke ia kaluar në kujdestari ish-ministrit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/02/berisha-tahiri-u-lirua-pas-ultimatumit-qe-i-dha-rames-se-do-zberthente-lidhjet-e-tij-dhe-olsit-me-bandat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos