Babagjyshi i infektuar me Covid iu merr jetën 18 personave

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 22:23 | Bota

18 rezidentë në një azil pleqsh në Belgjikë humbën jetën nga koronavirusi dhe shumë të tjerë u infektuan pas vizitës së “Babagjyshit” që shënon festat e fundvitit.

Santa Claus dhe ndihmësit e tij dyshohet se infektuan 121 rezidentë dhe 36 anëtarë të stafit në qendrën e kujdesit për të moshuarit të Hemelrijck në qytetin e Antwerp.

Burri që kishte marrë në dorë të përfaqësonte personazhin më të dashur për festa akuzohet tashmë si “supershpërndarës” i virusit që ka pushtuar botën.

5 të moshuar të qendrës raportohet të kenë humbur jetën në vigjilje të Krishtlindjes ndërsa një tjetër vijon të jetë i lidhur me një aparat oksigjeni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos