Koronavirusi në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 21:24 | Bota
Koronavirusi në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave

Italia raportoi 10.400 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit nga 81 mijë testime të kryera nga autoritetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 261 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë, shifra këto shumë më të ulëta krahasuar me një ditë më parë.

Tashmë në Itali që nga nisja e pandemisë regjistrohen mbi 2 milionë të infektuar dhe 71 620 viktima, gjithashtu më shumë se 580 mijë persona vijojnë të jenë të infektuar me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos