
Varianti i ri i koronavirusit me origjinë nga Britania u zbulua edhe në Suedi. Ministria suedeze e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një udhëtar që ishte kthyer nga Mbretëria e Bashkuar.
Autoritetet sqarojnë se ai është izoluar menjëherë pas mbërritjes në Suedi dhe deri më tani nuk ka dyshime për të infektuar të tjerë.
Varianti i ri i koronavirusit, është përhapur në disa shtete si Danimarkë, Holandë, Gjermani, Francë, Japoni, dhe Australi.
Varianti i ri, mendohet të përhapet më shpejt se të tjerët që janë në qarkullim dhe në këto rrethana disa vende kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Britania. (A2 Televizion)