
Mes spekulimeve për të ardhmen e tij, babai i Erling Haaland, Alfie, në një deklaratë të fundit është shprehur se djali i tij mund të qëndrojë te Manchester City për 15 vitet e ardhshme.
“Erling mund të qëndrojë te City për 15 vjet, sepse ai është shumë i lumtur dhe ne po flasim për një klub të madh”, ka thënë Alfie, edhe ai një ish-lojtar i Manchester City-t.
Megjithatë, ai nuk ka mohuar edhe mundësinë e largimit nga Premier League, teksa ka theksuar se djalit të tij i pëlqen të jetë fitues kudo që shkon dhe këtë mund ta bëjë edhe në kampionatet e tjera të mëdha.
Edhe pse në fillim të transferimit të tij në Premier League u fol se Haaland do të vuante të kishte të njëjtën ecuri si në Gjermani, talenti norvegjez ka treguar se nuk mund të ndalet. Në 13 ndeshjet e para në futbollin anglez, ai ka arritur të realizojë 18 gola. (A2 Televizion)