Babë e bir plagosin me thikë një person në Kamëz

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 16:27 | Kronikë
Babë e bir plagosin me thikë një person në Kamëz

Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të enjte në Kamëz. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarje.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos