
Nuk besoj që do ketë një turp të dytë si 6 marsi për t’iu kundërvënë demokratëve dhe për të ndihmuar Ramën, Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin, deputeti demokrat Luan Baçi, kur u pyet nëse grupi Alibeaj mund të dalë me kandidatët e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Baçit, kjo është e pamundur të ndodhë për shkak të pamundësisë së gjetjes së një kandidati që mbështetet nga demokratët, por edhe nëse ndodh, atëherë sipas tij Alibeaj duhet të tregojë që është patericë e Ramës.
“Duhet ta kenë të vështirë të gjejnë një kandidat, se mund të ishte jashtë realitetit politik e shoqëror që mund të pranonte të kandidonte nga Aliebeaj kur nuk ka mbështetës. e Shoh të pamundur që mund të gjendet kandidat për të dalë përballë kolegëve të vet, anëtarëve të PD. Nuk besoj që do ketë një turp të dytë si 6 marsi. 6 marsi tregoi ishim të papërgatitur dhe u pa se çfarë mbështetje kishte PD e rithemeluar dhe ajo pjesë që mbante peng vulën dhe me anë të vulës mori borxh komisionerë. Nuk mendoj se do ketë një marrëzi të radhës për t’iu kundërvënë demokratëve dhe për të ndihmuar Ramën. Nëse vendosin kandidatë përballë atyre që dalin nga primaret duhet të thonë që janë pjesë integrale e kryeministrit dhe patericë e tij që e ndihmojnë të rrijë në pushtet”.
Por në këndvështrimin e tij Baçi thekson se protesta e 12 nëntorit shkriu akullin me grupimin e Alibeajt, pasi shumica e deputetëve ishin pjesëmarrës në të.
“Protesta ishte mbarë qytetare kundër pushtetit të korruptuar. Sa për të treguar forcën brenda PD, forca tregohet me votë dhe PD e ka treguar këtë me proces zgjedhor transparent me zgjedhje dhe jo të tregojmë me protesta fuqinë që kemi mes njëri-tjetrit dhe vetes tonë. E pakonceptueshme kjo. Shumica e deputetëve që nuk kanë qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor të PD dhe e kanë kontestuar, kanë qenë pjesë e protestës vetëm 2-3 deputetë apo 4 kanë munguar. Shërbeu për të shkrirë akullin e fundit që ekzistonte mes këtyre deputetëve. Shpresoj shumë se do nuk do ketë vendimmarrje nga Alibeaj për të shpallur kandidaturat”. (A2 Televizion)