All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama takon Aliev: Gazifikimi me investim të Azerbajxhanit, do të nisë me një bashki të përcaktuar nga TAP

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 18:11 | Politikë
Rama takon Aliev: Gazifikimi me investim të Azerbajxhanit, do të
All - Paragraf - 1

Projekti i gazifikimit në vend do të nisë nga nja bashki që do të përcaktohet nga pikëkontaktet me TAP-in. Këtë ka deklaruar kryeministri Edi Rama, duke zbardhur në Facvebook takimin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i një rafinerie ultramoderne, do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

All - Paragraf - 3

Më herët presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev u takua me presidentin Bajram Begaj, ku u theksua nevoja për gazifikimin e vendit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos