Bajrami shënon në sekondën e fundit në Serie A, i dhuron tre pikët ekipit

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 20:57 | Futboll

Sassuolo fitoi 3-2 një ndeshje të çmendur kundër Cremoneses, dhe heroi i përballjes ishte mesfushori i Kombëtares Nedim Bajrami.

Djaloshi 24-vjeçar, që hyri në minutën 68 të ndeshjes, shënoi golin e fitores në minutën 92, duke shfrytëzuar një asist të Lauriente.  

Ky eshte goli i parë në Serie A i Bajramit për ekipin e tij të ri, ku u transferua gjatë merkatos dimërore pas eksperiencës së tij me Empolin.

Një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, në kuadër të përballjes kundër Polonisë m ë27 mars, për kualifikueset e EURO 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos