Është mbyllur edicioni i 12-të i "Balkan Film Food Festival" në Pogradec. Në 5 ditë e net me radhë konkurruan në këtë edicion rreth 50 filma ballkanikë me metrazh të gjatë e të shkurtër.
Juria ndërkombëtare e përbërë nga greku Panayotis Kravvaris, boshnjaku Ado Hasanovic dhe italianët Marco Cicolini, dhe Vincenzo Filippo shpallën fitues filmin rumun “5 minutes too late” nga Dan Chisu, atë me metrazh të shkurtër “Nexting” nga Karina Logotheti, por me çmime u vlerësuan edhe artistë nga Kosova, Turqia dhe Shqipëria.









Krahas filmave, ky festival i organizuar nga Gerta Qurku dhe Eno Milkani është një promotor mjaft i mirë i Pogradecit dhe kulinarisë pogradecare, çka e bën mjaft të veçantë qëndrimin e artistëve ballkanas në këtë qytet, i cili 5 ditë me radhë kthehet në kryeqendrën kinematografike të Ballkanit.
Filmi më i mirë:
5 minutes too late - Dan Chisu - Romania
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:
Nexting - Karina Logotheti - Greece
Best Balkan Spirit
Flying Circus - Fatos Berisha - Kosovo
Best Animation
"Game"- Turkey
Special Mention - Feature Film
Shoelace - Gorkem Yeltan - Turkey
Special Mention - Short Film :
Cadillac and Strawberries - Suela Bako - Albania
Planting of the trees - Fabio Seferi - Albania
Experimental
A pigeon life - Eneos Carka - Albania
Earth 2020 - Anna Nina - Albania (A2 Televizion)