Balla i pakënaqur nga kritikat e OSBE-ODIHR: Mos monitoroni mediat, por shkoni në fshat

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 12:47 | Politikë
Balla i pakënaqur nga kritikat e OSBE-ODIHR: Mos monitoroni mediat, por

Partia Socialiste duket se nuk është dakord me raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, ku u evidentua se “fushata u dominua nga liderët e Partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve ku fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqendrua më së shumti në politikën dhe partitë, veçanërisht jashtë Tiranës”.

Pikërisht nisur nga kjo, përgjigjja nga selia rozë erdhi nga drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla. Ai u tregua i ashpër në qëndrimin e tij duke thënë se OSBE-ja do të duhet të zbriste në terren për të parë fushatën e vërtetë dhe jo atë të pasqyruar në media. Sipas tij, në media nuk është pasqyruar asnjë nga puna që është bërë në çdo fshat.

“Raporti i OSBE/ODIHR, ku zonja Glover që thotë se në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështje të komuniteteve. Nuk e di në cilat takime e ka parë këtë gjë, por nëse i referohen mediave dhe monitorojnë se çfarë pasqyrimi i kanë bërë mediave fushatës kjo është çështje tjetër.

Asgjë që ka ndodhur në fushatë nuk ka lidhje me atë që është pasqyruar në media. Unë i ftoj të shkojnë në një fshat të vetëm të qarkut Fier dhe të pyesin, pasi ne kemi komunikuar me njerëzit dhe pjesa kryesore e fushatës është diskutimi dhe punët që janë kryer dhe do bëhen për komunitetet.

Kjo është edhe arsyeja e madhe e një fitoreje kaq të thellë të PS-së në Fier, prandaj të monitorosh median dhe të thuash që nuk pati një diskutim mbi problematikat e komunitetit nuk është korrekte dhe kjo do të shikohet deri në fund të këtij raporti”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos