
Pas etiketimeve se është kthyer në zëdhënës të PD nga deputetët mbështetës të Sali Berishës erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
Me ironi, Balla u shpreh se nuk do të ndërhyjë asnjëherë në problemet e brendshme të PD, dhe “uroi” që këto probleme të zgjasin sa më shumë.
“Qoftë larg se hyjmë në problemet tuaja të brendshme. I gëzofshi! I paçi për vite me radhë këto probleme. Ne iu kemi dalë borxhit. Ju thamë se këtu do të përfundoni. Ndërhyrja ime për procedurë kishte të bënte vetëm me një kujtesë në kuadër të praktikës parlamentare, pasi rregullorja nuk i ka shumë të qarta disa çështje. Mendoj që ata që janë më të vjetër e dinë që kanë ndodhur. Mbase bëra gabim që ndërhyra. As e kam ndërmend të bëhem zëdhënës i PD. Ju e gëzofshi çfarë iu ka gjet”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)