Erdogan nga Tirana: Teknika e sjelljes vërdallë e BE vazhdon, jemi garant të paqes në Ballkan

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 17:16 | Politikë
Erdogan nga Tirana: Teknika e sjelljes vërdallë e BE vazhdon, jemi

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama nga Tirana, Presidenti i Turqisë, Erdogan, u pyet edhe për integrimin në BE dhe marrëdhëniet me unionin.

Erdogan theksoi se BE vazhdon me teknikat e sjelljes vërdallë, sa i përket integrimit të Turqisë, ndërsa u shpreh se përqendrimi është te NATO. Ndërkohë, ai u shpreh se në Ballkan është e rëndësishme qetësia dhe Turqia do të bëjë çmos për ta ruajtur këtë.

“BE akoma nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare të tij, që nga hapja dhe mbyllja e kapitujve. Vetëm një kapitull kemi diskutuar. Teknika e sjelljes vërdallë e BE vazhdon akoma.

Hapat që do të hidhen në lidhjen me NATO-n janë të rëndësishme dhe ne do të bëjmë detyrat tona.

Në Ballkan është shumë e rëndësishme qetësia. Ne do të bëjmë çmos për qetësinë dhe paqen në Ballkan dhe ne do të jemi një nga vendet që e garantojmë këtë gjë”, tha Erdogan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/17/erdogan-na-lendon-qe-organizata-terroriste-e-gulen-gjen-akoma-vend-ne-nje-vend-mik-e-vella-si-shqiperia/
https://a2news.com/2022/01/17/erdogan-ne-tirane-rama-presidenti-e-mban-fjalen-do-e-kisha-humbur-bastin-per-spitalin-e-fierit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos