
Përveç Partizanit, sot do të zbresin në fushë dhe ekipe të tjera shqiptare që luajnë ndeshjet e para në play off-in e Conference League.
Ballkani i Ilir Dajës do të përsëris historinë e një sezoni më parë edhe pse përballë ka gjigandët e Bate Borisov. Edhe pse bjellorusët nuk kanë në formën më të mirë në vitet e fundit, sërish janë ata që mbeten favoritë në letër.
Edhe Struga e Shpëtim Duros është vetëm një hap larg historisë. Pasi siguruan play off-in, ambiciet e ekipit shqiptar janë bërë dhe më të mëdha. Sot ata përballen me islandezët e Brejdablik në stadiumin e Ohrit.
Ndeshja do të nis në orën 17:00. (A2 Televizion)