
Elseid Hysajt te Lazio do t’i bashkohet edhe talenti shqiptar, Flavio Sulejmani, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Perugias.
Mësohet se sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët bardheklatër.
Synimi është që pas një periudhe përshtatjeje, që mund të jetë vetëm disajavore, Sulejmani të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Sarrit. (A2 Televizion)