
Cristiano Ronaldon nuk e mbajnë nervat në Arabinë Saudite. Edhe pse skuadra e tij Al Nasr fitoi ndaj Shabab Al Alii në ndeshjen e fundit kualifikuese për Champions Leaguen aziatike, ylli portugez nuk u kursye aspak ndaj arbitrit kryesor.
Ronaldo shkoi tek gjyqtari duke i ripërsëritur se mbajti anë ndërsa në fund shtyu dhe një tifoz që u afrua për të bërë foto.
Nuk është hera e parë që 38-vjeçari gjendet në situata të tilla, megjithatë pas sfidës trajneri Luis Castro, deklaroi se Ronaldo nuk është kurrë i lumtur nëse nuk shënon, çfarë bën që ai shpesh të humbë qetësinë në fushë. (A2 Televizion)