All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Spanja e skandaleve, pasi Presidenti puthi futbollisten, trajneri i prek gjoksin asistentes

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 19:19 | Futboll
All - Paragraf - 1

Nuk kanë të ndalur skandalet në kombëtaren e futbollit për femra të Spanjës.

Pas puthjes në buzë që Presidenti i federatës spanjolle Luis Rubiales i dha futbollistes Jenni Hermoso, një video e re që tregon trajnerin e kombëtares Jorge Vilda duke i prekur gjoksin asistentes së tij Montserrat Tomé, është bërë virale në rrjet.

All - Paragraf - 3

Videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mënyra si Vilda prek ndihmës/trajneren në zonën intime po kritikohet ashpër duke u cilësuar “e papërshtatshme”.

Ndërkohë, sa i përket Presidenti Luis Rubiales, ai refuzon të japë dorëheqje dhe është duke u përpjekur të shpëtojë nga stuhia politike e mediatike në të cilën është futur pasi puthi futbollisten gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut të Kupës së Botës. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos