“Ballkani i hapur”, Rama: Nismë gjithëpërfshirëse, inkurajoj vendet e tjera që t’i bashkohen

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 09:48 | Politikë
“Ballkani i hapur”, Rama: Nismë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse të takimit “Ballkani i hapur”, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit.

Kreu i qeverisë shqiptare, nënvizoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen asaj.

https://a2news.com/2021/12/21/ballkani-i-hapur-rama-pret-vucicin-dhe-zaevin-ne-pallatin-e-brigadave/

“Është një moment kyç i procesit tonë, sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen, do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para, drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve”, u shpreh Rama.

“Përsëris se “Ballkani i hapur” është një nismë tërësisht përfshirëse dhe inkurajoj të tjerët që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje, por ne duhet të ecim para”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/ballkani-i-hapur-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos