Përplasjet në PD, Flamur Hoxha: Frontet kanë shkuar në limitet e të ekzistuarit Berisha apo Basha

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 21:24 | Politikë
Përplasjet në PD, Flamur Hoxha: Frontet kanë shkuar në

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha u shfaq skeptik në Debat se do të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës në PD.

Sipas Hoxhës të dyja frontet kanë avancuar shumë përsa i përket sulmeve dhe se gjithçka po bëhet për një fitues dhe një humbës.

“Të dy frontet kanë avancuar shumë. Gjithçka po bëhet për fitues dhe humbës. Unë kam qenë opozitar i përjetshëm dhe e kam parë dhe PD nga larg dhe nga brenda, kjo parti duhet të shkojë drejt qendrës konservatore dhe të ketë një qarkullim të elitave. Nëse i referohemi PD nga 2013-2017-2021 nuk ka marrë një elektorat të djathtë dhe një elektorat gri. Një tërheqje është diçka e kaluar. Tashmë është realizuar dhe Kuvendi i fundit ku janë marrë shumë vendime. Kanë shkuar në limitet e të ekzistuarit Berisha apo Basha. Në politikë nuk duhet të ketë vetëm interesa personale”, u shpreh Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos