
Sipas Lutfi Dervishit, protesta e sotme kundër Ballkanit të Hapur ishte një provë force, që deri diku ishte e qëlluar, duke marrë parasysh situatën Brenda dhe jashtë Partisë Demokratike.
“Një protestë e thirrur me ngut, nga momenti që PD u angazhua në fronte të ndryshme, dhe masa demokrate tashmë nuk është monolite si dikur. Ishte pikërisht një demonstrim force, sesa një protestë kombëtare”, deklaroi ai në A2 CNN.
Por çështja e Ballkanit të Hapur sipas tij meriton edhe më shumë vëmendje, sepse “është përpjekja për të arritur ato gjëra që kishim nisur t’i bënim nën çadrën e BE-së. Minishengeni nuk funksionoi, por thjesht ndryshuam etiketën, jo mallin”.
Sipas tij, në këtë nismë me qasje ekonomike, bazohet një problem i madh politik, ku për momentin Rama dhe Vucic duan të duken si të fituarit, “sepse kërkojnë një alternativë nga ngadalësimi i procesit të integrimit, duke nënkuptuar që ne i kemi bërë detyrat”. (A2 Televizion)