Vuçiç: “Ballkani i hapur”, nismë më e madhe se ne të tre

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 10:05 | Politikë
Vuçiç: “Ballkani i hapur”, nismë më e madhe

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh se objektivi është lidhja e njerëzve me njëri-tjetrin.

“Ne ndoshta nuk po përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijojë bazën e themelet për fëmijët tanë”, tha Vuçiç.

“Objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën sesa për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes”, shtoi Vuçiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/21/ballkani-i-hapur-rama-nisme-gjitheperfshirese-inkurajoj-vendet-e-tjera-qe-ti-bashkohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos