Mesazhi i Zaev për “Ballkanin e hapur”: Ruajeni sepse është gjë shumë e mirë për qytetarët tanë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 10:28 | Politikë
Mesazhi i Zaev për “Ballkanin e hapur”: Ruajeni sepse

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhmes së përbashkët.

“Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vendet tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së, sa i përket procesit të integrimit”, theksoi Zaev.

https://a2news.com/2021/12/21/ballkani-i-hapur-rama-nisme-gjitheperfshirese-inkurajoj-vendet-e-tjera-qe-ti-bashkohen/

Zaev pati një mesazh për pjesëmarrësit: “Ruajeni Ballkanin e hapur sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhmes së përbashkët në BE”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/21/vucic-ballkani-i-hapur-nisme-me-e-madhe-se-ne-te-tre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos