Hidhet shorti i Champions League: Lewandowski takohet me Bayern në grupin e “ferrit” bashkë me Inter

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 18:51 | Futboll
Hidhet shorti i Champions League: Lewandowski takohet me Bayern në grupin e

Robert Lewandowski do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern München, në fazën e grupeve të Champions League, pasi shorti i kësaj të enjteje vuri përballë gjermanët me skuadrën e tij të re, Barcelona. Për ta bërë grupin C një grup të vërtetë ferri, dyshes iu shtua edhe Interi.

Paris SG-Juventus është një tjetër sfidë luksi, pasi dy skuadrat do të përballen ne grupin H. Ndërsa Milani gjen Chelsea-n në grupin E.

Shorti u tregua bujar me kampionët në fuqi të Real Madrid, të cilët do të luajnë përballë Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtic.

Grupi A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers

Grupi B: Porto, Atlético de Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge

Grupi C: Bayern München, Barcelona, Inter, Viktoria Plzeň

Grupi D: Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting, Marseille

Grupi E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb

Grupi F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic

Grupi G: Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhagen

Grupi H: Paris SG, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa

Finalja e kompeticionit këtë vit do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 10 qershor.

Kalendari i ndeshjeve

Java 1: 6/7 shtator

Java 2: 13/14 shtator

Java 3: 4/5 tetor

Java 4: 11/12 tetor

Java 5: 25/26 tetor

Java 6: 1/2 nëntor

Shorti i raundit të 1/8-ave do të hidhet më 7 nëntor (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos