Ballkani-Shkupi, në Conference League derbi shqiptar për një vend në grupe

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 16:58 | Futboll

Një derbi shqiptar që vlen për historinë. Ballkani dhe Shkupi luajnë ndeshjen e kthimit në play-off e Conference League, për të përcaktuar se cila prej dy skuadrave shqiptare do të kualifikohet në fazën e grupeve.

Kampionë te Kosovës nisen në avantazh, pasi janë ekipi pritës dhe prej suksesit 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë.

 “Në këto ndeshje ngarkesën maksimale e marrin lojtaret sepse ndodhin rrallë në karrierën e tyre, nuk ka favoritë, kemi një avantazh të lehtë sepse kemi fituar në ndeshjen e parë”, deklaron trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Për Nderim Nexhipin, drejtorin sportiv të ekipit nga Kosova, ndeshja shkon përtej derbit. “Është ndjenje e veçantë sepse unë jam rrit në Çair, te ekipi i Shkupit, por e kam deklaruar se ne jemi profesionistë dhe fati na ka vënë përballë”, thotë ai.

https://a2news.com/2022/08/18/ballkani-prek-grupet-ne-europe-permbys-shkupin-ne-transferte/

Interesi për derbin shqiptar ka qenë mjaft i lartë dhe13,500 biletat në dispozicion u shitën në kohë rekord. Përballja e Ballkanit me Fc Shkupin do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke nisur prej orës 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos