Kukësi prezantoi dy afrime të reja në skuadër, ku në sy bie mesfushori anglez Leyton Ndukvu. 23-vjeçari është një futbollist i rritur te akademia e klubit të Premier Ligës, Leicester City, që në të kaluarën ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Anglisë.
Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare me veri-lindorët dhe shihet si një prej përforcimeve cilësore të merkatos së verës.
Në të njëjtën kohë, Kukësi prezantoi edhe Laurenc Xhekën, 22-vjeçarin që më parë ka qenë pjesë e Kastriotit, Teutës dhe Korabit. Mesfushori Xheka firmosi kontratë për 3 sezone. (A2 Televizion)
