Gjeni apo hileqar? Fiton ndeshjen por etiketohet “njeriu më i pistë në boks”

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 21:46 | Futboll

Një boksier është kritikuar së tepërmi në rrjetet sociale pasi fitoi ndeshjen ndaj kundërshtarit të tij me një goditje të papritur menjëherë pasi preku dorezën e tij. Boksieri i peshave të lehta, Ruben Torres goditi në fytyrë rivalin Cristian Baez, duke e hedhur në KO në raundin e shtate të ndeshjes.

Baez ishte mbajtur mirë deri në atë moment, dhe të dy kishin hedhur në tapet njëri-tjetrin nga një herë. Por pasi Baez u përpoq të përshëndetej me rivalin duke prekur dorezat, Torres e goditi me të majtën duke e shtrirë. Gjyqtari Thomas Taylor e ndërpreu menjëherë ndeshjen, por i dha fitoren Torres-it, pasi e quajti të rregullt gjuajtjen e tij.

“Rregulli numër 1 në boks është që duhet të mbrohesh në çdo kohë”, tha Torres pas ndeshjes. Por jo të gjithë e menduan kështu, me shumë komentues të cilët e etiketuan si “njeriun më të pistë në boks”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos