Mediat britanike: Everton kërkon me insistim Brojën, tifozët londinezë revoltohen

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 22:31 | Futboll

Mediat britanike po flasin gjithmonë e më shumë orët e fundit për një interesim të fortë të Evertonit për sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Ekipi nga Liverpuli besohet t’i ketë kërkuar 20-vjeçarin pjesë e kombëtares kuqezi si pjesë e një shkëmbimi më të gjerë që do të çonte drejt Londrës talentin 21-vjeçar Anthony Gordon, një lojtar krahu që cilësohet si e ardhmja e kombëtares angleze.

Everton kërkon rreth 60 milionë euro për transferimin, si dhe huazimin e Conor Gallagher ose pikërisht Brojës.

Evertoni besohet të ketë kërkuar Brojën si pjesë i një shkëmbimi që do të çonte drejt Londrës talentin 21-vjeçar Anthony Gordon

Edhe pse trajneri i Chelsea Tuchel ka nënvizuar mbështetjen për shqiptarin e lindur në Britaninë e Madhe, në tre ndeshje të para të sezonit e ka përdorur atë me pikatore.

Ndërkohë, tifozët e Chelsea nuk kanë reaguar mirë për lajmin, duke vënë në dukje që ekipi i tyre nuk ka një sulmues të mirëfilltë dhe se ato që po kërkohen, si Aubameyang, nuk bindin plotësisht, ndërkohë që Broja pritet të shpërthejë definitivisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos