
Të gjithë vendosim një maskë kur dalim përpara të tjerëve. Kështu nis biseda me artistin Ilir Bala që tregon se shpesh shoqërinë tonë e ka parë si një shfaqje teatrale, si një poezi e lashtë greke, si një këngë e vjetër shqiptare, e përkthyer më pas në imazhet që sjell përmes pikturave.
Telajot e tij janë plot ngjyra, por Bala e shpjegon këtë si proces të pandërgjegjshëm. Telajot e tij janë moderne, por nuk mungojnë as elementet tradicionale.
Historiani i artit, njëkohësisht edhe pedagog në Mbretërinë e Bashkuar, Dashamir Vaqarri e sheh këtë ekspozitë të Balës si një maskim, që ndoshta mund të simbolizojë njeriun e ri socialist të krijuar gjatë komunizmit.
Kjo ekspozitë që vjen si një thirrje artistike në një shoqëri konsumatore do të presë publikun në Fab deri më 19 janar. (A2 Televizion)