Seanca për Arbër Paplekajn, gjykata pranon të gjitha provat e Prokurorisë

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 15:13 | Aktualitet
Seanca për Arbër Paplekajn, gjykata pranon të gjitha provat e

Ka zgjatur për rreth 4 orë seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt dhe personazheve të tjera të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit, ku mbeti viktimë mjeku Pjerin Xhuvani.

Në seancën e sotme, e para për këtë vit avokati i Paplekajt përsëriti kërkesën për pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit.

Në alternativë të moskryerjes së aktit të riekspertimit, ai kërkoi të thirren ekspertë të tjerë të fushës, jo ata që e kanë kryer aktin hetimor më herët për ta gjykuar çështjen.

Nga ana e saj, gjykata pranoi të gjitha provat e prokurorisë, ndërkohë përfshirë edhe aktin e ekspertimit që "de facto" nënkupton rrëzimin e kërkesës së avokatit mbrojtës të Arbër Paplekajt.

Sakaq, seanca e radhës u vendos për të mërkurën, më 11 janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos