
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke folur nga salla e Kuvendit tha se të gjtha akset rrugore në vend aktualisht janë të hapura, përfshirë Qafë Thanën. Ajo kritikoi opozitën për sulmet, duke deklaruar se autoritet iu përgjigjën situatës së krijuar në vend, me efikasitet.
“Shtetet nuk kanë flota borëpastruesesh po kanë kontrata mirëmbajtjeje që funksionuan shumë mirë në gjithë territor. Kemi pasur stuhi dëbore, të gjithë ata që bënë analiza nga divani i shtëpisë do kishin bërë mirë që të shkonin në ato akse ku nuk ka hapje as dera e makinës. Ka qenë policia e shtetit në këto 72 orë që nuk është larguar për asnjë moment nga i gjithë territori. Sot, nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Edhe Qafa-Thana që u bllokua u hap sot në mëngjes”. (A2 Televizion)