Legalizimi i kanabisit, Spiropali: Front i ri pune dhe rritje ekonomike

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 13:05 | Politikë
Legalizimi i kanabisit, Spiropali: Front i ri pune dhe rritje ekonomike

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paraqitur në Kongres rezultatet dhe objektivat e Këshillimit Kombëtar. Duke folur për legalizimin e kanabisit, që sipas saj mori miratimin e  60% të qytetarëve, Spiropali tha se me këtë proces do të hapet një front i ri pune dhe rritjeje ekonomike për vendin, duke përsëritur kështu ato që deklaroi kryeministri Rama disa ditë më parë

“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar e Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim. Për këtë shkak e shumë të tjera arsye ne vëmë re që mbi 60 % e qytetarëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakord që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak.

Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por dhe ndërkombëtar. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomemni si kemi bërë deri më sot”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos