PS në Kongres, Meta njofton konferencë për shtyp

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 12:42 | Politikë
PS në Kongres, Meta njofton konferencë për shtyp

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një konference shtypi pasditen e sotme, në respekt siç thotë ai të delegatëve socialistë. Kreu i shtetit shprehet se do të jetë i hapur ndaj çdo pyetjeje të gazetarëve për inceneratorët

“Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje. Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook”, thekson Ilir Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos