Banka Botërore dërgon 1.5 miliardë dollarë në Ukrainë për rindërtimin e vendit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 15:47 | Bota
Banka Botërore dërgon 1.5 miliardë dollarë në

Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore, para këto që do të shkojnë për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Denis Schmihal .

Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik.

"Në përgjithësi, kredia do të ndihmojë në mbështetjen e subvencioneve për njerëzit që kanë ndryshuar vendbanimin brenda vendit dhe pagesat e pensioneve ," shtoi Schmihal .

Ukraina mbështetet tek ndihma financiare e partnerëve të saj të huaj në mënyrë që të mbulojë deficitin e saj buxhetor.

Ministria e Financave njoftoi se ka marrë në qershor shumën prej 3 miliardë dollarësh për mbështetje buxhetore nga partnerët e Ukrainës, me 40% në formën e granteve.

Dje administrata e Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi kontrollin e kredisë ukrainase, duke lejuar Kievin që  të marrë menjëherë shumën prej 890 milionë euro për mbështetjen fiskale.

Qeveria shpreson për një rimëkëmbje të arsyeshme ekonomike këtë vit pasi ekonomia u tkurr me rreth një të tretën në vitin 2022 për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe po punon me partnerët e huaj për të siguruar fonde për një rimëkëmbje të ashtuquajtur "të shpejtë".

Ukraina po rindërton shkollat, spitalet, rrugët dhe urat dhe po bën riparime në sektorin e energjisë, pavarësisht armiqësive të vazhdueshme në jug dhe lindje të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos