Protestat, Macron: Po instrumentalizohet vdekja e 17-vjeçarit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 15:17 | Bota
Protestat, Macron: Po instrumentalizohet vdekja e 17-vjeçarit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar, pasditen e së premtes, vendosjen nga Ministria e Brendshme të "mjeteve shtesë". Vendimi vjen pas tri netëve trazirash në vend pas vrasjes së një adoleshenti në një periferi të Parisit nga një plumb policie.

Sipas presidentit francez, incidenti tragjik po instrumentalizohet.

Gjatë një komiteti ndërministror të reagimit ndaj krizave të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Macron shprehu kënaqësinë e tij për atë që e cilësoi si përgjigjen "e shpejtë dhe proporcionale" të policisë.

Ai u bëri thirrje "të gjithë prindërve të tregojnë përgjegjësi" dhe kërkoi nga mediat sociale që pamjet të hiqen dhe të identifikojnë përdoruesit e lidhur me incidentet e dhunshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/vrasja-e-17-vjecarit-nga-policia-protesta-te-dhunshme-ne-france-mbi-150-te-arrestuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos