Polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje, arrestohen 667 protestues në Francë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 12:01 | Bota

Polici francez që qëlloi për vdekje të miturin 17-vjeç, Nahelin, i ka kërkuar falje familjes së tij teksa ishte në paraburgim. Ndërkohë që, deri më tani, janë arrestuar 667 persona.

Avokati i tij, Laurent-Franck Lienard, tha se polici ishte “i shkatërruar” dhe se ai nuk ngrihet në mëngjes për të vrarë njerëz.

“Fjalët e para që shqiptoi ishin kërkim-falja dhe fjalët e fundit që tha ishin për t’i kërkuar falje familjes”, shkruan BBC.

Ndërsa, në të gjithë Francën kanë vazhduar protestat e shumta ku pas natës së tretë janë arrestuar 667 persona.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se policia dhe zjarrfikësit u përballën me "dhunë të rrallë" që përfshiu vendin sërish mbrëmë.

Shumica e të arrestuarve janë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, ndërsa në disa raste protestuesit kanë hyrë me makina në dyqane, barnatore e vende të tjera. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/30/nata-e-trete-e-frances-ne-flake-qindra-te-arrestuar-kerkohet-drejtesi-per-adoleshentin/
https://a2news.com/2023/06/29/trazirat-pas-vrasjes-se-17-vjecarit-franca-ne-shtetrrethim-me-40-000-police-ne-rruge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos