All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Perëndimi po pengon rendin e ri botëror”, Rusia kërkon zgjerimin e këshillit të sigurimit të OKB

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 13:09 | Bota
“Perëndimi po pengon rendin e ri botëror”, Rusia
All - Paragraf - 1

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, kërkoi zgjerimin e vendeve pjesëmarrëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai pretendoi se Perëndimi zotëron shumicën e ulëseve në tryezën ku diskutohen fatet e botës, ndërsa lëshoi akuzën se blloku rival po pengon ndërtimin e një rendi të ri botëror nga Rusia.

All - Paragraf - 3

“Duhet të sjellim organet kryesore të Kombeve të Bashkuara në linjë me realitetet aktuale. Dua të them, para së gjithash, duhet një reformë në Këshillin e Sigurimit, ku Perëndimi përfaqësohet në mënyrë disproporcionale.

Nga 15 vende anëtare, i ashtuquajturi Miliardi i Artë zotëron 6 ulëse. Nuk është e drejtë dhe as e barabartë. Prandaj ne duhet të zgjerojmë Këshillin e Sigurimit sa më parë që të jetë e mundur për të futur aty shtete nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Ne aktualisht po dëshmojmë një dëshirë të ashpër për të frenuar ngritjen e Rusisë si një qendër e pavarur e një rendi botëror multipolar. Lidhur me këtë, perëndimi prej shumë vitesh ka përgatitur dhe organizuar një luftë me duart anglo-saksone përmes regjimit nazist të Kievit kundër vendit tonë”, tha Lavrov. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos