Banorët e Kabulit: Të huajt të mos ndërhyjnë më, do të na çoni prapë në luftë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 14:53 | Bota
Banorët e Kabulit: Të huajt të mos ndërhyjnë më,

Me mijëra njerëz janë larguar nga Afganistani dhe po aq po mundohen të largohen përmes kufijve tokësore. Ata që jetojnë ende aty shprehen se jetesa nuk është e lehteë. Frika më e madhe e tyre është diskriminimi nga talebanët, apo jetesa e papërballueshme për shkak të çmimeve shumë të larta. 

Orët e fundit në kryeqytetin afgan Kabul, kanë qenë më të qeta, por banorët janë përsëri në panik. Shumë tentojnë ende të largohen, të arratisen, qoftë edhe në këmbë, të tjerët po mundohen të përshtaten me jetën e re, në pritje të njoftimit të qeverisë dhe rregullave të reja.

Ndërsa në rrugët e Kabulit gjen vetëm burra, pasi gratë e kanë të vështirë të dalin pa një shoqërues mashkull me vete, sheh një atmosferë të nderë. Edhe pazarin e bëjnë vetëm burrat. Ata që guxojnë të flasin, kanë disa kërkesa, mes të cilave, uljen e çmimeve, pasi kështu e kanë të pamundur të sigurojnë ushqim.

Qeveria e re, që pritet të zyrtarizohet, ka premtuar se do të shpëtojë vendin nga kolapsi ekonomi, por për banorët ata janë tashmë në kolaps, pasi e vetmja gjë që mund t’i lejojnë vetes është buka dhe orizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos