Poloni, ndërron jetë një tjetër fëmijë afgan nga kërpudhat helmuese

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 10:49 | Bota
Poloni, ndërron jetë një tjetër fëmijë afgan nga

Një tjetër fëmijë afgan ka humbur jetën në Poloni pasi hëngri kërpudha helmuese. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për vëllain e fëmijës që vdiq dy ditë më parë nga i njëjti shkak.

Edhe pse si i ishte nënshtruar transplantit të mëlçisë, nuk ia doli të mbijetonte.

Dy fëmijët, të moshës gjashtë dhe pesë vjeç, kishin mbërritur me familjet e tyre nga Kabuli më 23 gusht dhe ishin karantinuar në një strukturë emigrantësh në qytetin Podkowa Lesna, pranë Varshavës.

Ata u helmuan nga një supë e bërë me kërpudha të mbledhura në një pyll në ato anë. Për pasojë u helmua edhe motra e tyre 17-vjeçare, por ajo u shërua

 Autoritetet kanë marrë në pyetje stafin e qendrës për t’u siguruar nëse ka ndonjë përgjegjësi në lidhje me neglizhencën ose ekspozimin ndaj një kërcënimi serioz për shëndetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos