Shkozë, protestë kundër prishjes së banesave

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2018, 16:09 | Aktualitet

Ka nisur sot në Shkozë aksioni i IKMT-së për prishjen e disa objekteve. Ky aksion është kundërshtuar nga banorët, të cilët kanë dalë në protestë, duke mos lejuar shembjen e shtëpive. Banorët thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar qe t’u bënte me dije se banesat e tyre do te prisheshin.

“Asnjë letër zyrtare nuk na kanë sjellë, në mënyrë që të kem mundësi ta ankimoj vendimin në gjykatë”, thotë një qytetar.

“I bëj thirrje Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë që të marrin masat dhe të mos luajnë me njerëzit. Mua shteti më ka njohur, pasi më ka bërë pasaportizimin dhe ma ka gjetur adresën për të më marrë votën”, shprehet një tjetër.

Shembja e rreth 20 banesave bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të rreth rrotullimit në Shkozë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos