Banorja e "5 Majit": Kryeministri më tha që do e merrni shtëpinë, por nuk e besoj gjallë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 11:17 | Aktualitet
Banorja e "5 Majit": Kryeministri më tha që do e merrni

Një nga banoret e “5 Majit” që ishte e pranishme në takim me kryeministrin, këtë të enjte, u shpreh se nuk ka marrë asnjë garanci.

Ajo u shpreh se kryeministri i ka thënë se do ta marrin shtëpinë, por banorja shprehet se nuk ka asnjë garanci për këtë.

“Nuk mora asnjë garanci. Unë e kam ndërtuar shtëpinë me lekët e mia. Kryeministri më tha që do e merrni shtëpinë, por unë nuk e besoj gjallë. Nuk dal nga shtëpia, pasi nuk më ka ardhur asnjë kontratë. Shtëpia është në proces legalizimi, por na e kanë bllokuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos