
Sot gjatë gjithë ditës, Shqipëria do të ketë mot të kthjellët në ultësirën perëndimore, por do të ketë vranësira kalimtare në veri dhe zonat lindore.
Termometri sot do të shënojë 2-3°C më lart, duke kulmuar gjatë mesditës me 16°C në disa qytete si Lezha, Tirana, Fieri, Vlora dhe Saranda.
Era është dobësuar ndjeshëm dhe do të fryjë e lehtë nga drejtimi jugor. (A2 Televizion)