Kukësi është zgjuar me mjegull të dendur, e cila ka "pushtuar" të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Pamjet tregojnë një mjegull të dendur që ka përfshirë këtë zonë, mëngjesin e sotëm. Përshkimi i rrugës bëhet në kushtet e pamjes së kufizuar.
Veç kufizimit të pamjes, mjegulla është precedent për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion dhe drejtuesve të automjeteve, ju duhet të lëvizin me kujdes. Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës, në këtë periudhë, ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondensimin e avujve, që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend, por edhe i mungesës së reshjeve të borës.
Mjegulla, ka mbuluar edhe "Rrugën e Kombit", një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, qyteti i Kukësit, shfaqet i zhytur në një peizazh gri, gjatë kohës së qëndrimit të mjegullës. (A2 Televizion)