Ndërron jetë Eduard Kukan, politikani sllovak që ndërmjetësonte krizat në Shqipëri

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 10:37 | Aktualitet
Ndërron jetë Eduard Kukan, politikani sllovak që

Eduard Kukan, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, dhe ish-deputet në Parlamentin Europian, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare, bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/SlovakiaMFA/status/1491699365546704898

A2 CNN Livestream

Latest Videos