Gjykata pezullon garën për president të FSHF

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 15:26 | Futboll
Gjykata pezullon garën për president të FSHF

Gjykata e Tiranës ka pezulluar zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, që ishin programuar për t’u mbajtur, më 2 mars.

Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të mos mbahen derisa të marrin zgjidhje të gjitha pretendimet për manipulime dhe parregullsi në zgjedhjet e kryetarëve dhe delegatëve të Shoqatave Rajonale të Futbollit. Gjykata thotë se zgjedhjet mund të vijojnë deri në shqyrtimin e të gjitha akuzave për shkeljet e pretenduara.

Në disa zgjedhje në Shoqatat Rajonale të Futbollit, si në Tiranë dhe Shijak, ka pasur pretendime për manipulime me zgjedhjet e kryetarit dhe delegatëve që do të votojnë edhe për zgjedhjet e presidentit të FSHF në Asamblenë e Përgjithshme.

Për postin e presidentit garojnë Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova. Pas akuzave për manipulime, në Shqipëri erdhi edhe Presidenti i UEFA-s Ceferin, ndërsa ka mbërritur edhe një delegacion i UEFA-s, këtë të hënë, në kryeqytet ku do të monitorojë procesin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos