Barca tashmë nuk i druhet “Bernabeut”, Rakitic dënon edhe një herë Realin

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 22:59 | Futboll
Barca tashmë nuk i druhet “Bernabeut”, Rakitic dënon edhe

Nuk i mjaftoi fitorja 0-3 në kupën e Mbretit. Barcelona fiton edhe një herë në Santiago Bernabeu dhe hipotekon kampionatin duke i “dhuruar” tifozëve të Realit një javë ferri.

Ndeshja fillon mirë për “Blancos”, që kanë raste shënimi të mira me mesfushorët Kroos dhe Modric, të neutralizuar nga Ter Stegen dhe nga një Pique monumental.

Aty kur pritej një kapitullim katallan, Raktic gjen golin më një gjest teknik shumë të bukur. Është minuta e 26-ë, dhe rrjedha e ndeshjes ndryshon me Barca që mund të shënojë me sërish me Suarez.

Pjesa e dytë nuk ka ritmin e të parit, dhe Reali nuk ka forcë të reagojë edhe pse në fushë hyri Isco, pothuajse i thirrur nga publiku në stadiumin gjigand. Rezultati mund të ishte edhe më i rëndë, por mesi nuk përfiton.  

Barca prek kuotën e 60 pikëve, 12 më shumë se Real Madrid. Në pritje të ndeshjes së Atletikos, kampionati duket tashmë një formalitet për djemtë e Ernesto Valverdes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos