
Lazio shënon një nga fitoret më të rëndësishme për tifozerinë bardheblu, një 3-0 e pastër që afron lacialët me zonën e Championit.
Një dominim i qartë që konkretizohet në minutën e 12-të me Caicedon. Roma tenton të përmbysë rezultatin por Strakosha shpëton disa herë rezultatin ndaj Xhekos dhe Florenzit.
Pjesa e dytë, ku rpresioni i Romës po behej më i dukshëm, një kundërsulm i Correas shkakton një penallti që “bomberi” Immobile nuk mund të gabojë.
Derbi praktikisht mbyllet, këtu, dhe goli në minutën e 89-të të Cataldit është vetëm qershia mbi tortë për tifozët. Më pas, vetëm nervozizëm që heq nga loja serbin Kolarov.
Lazio arrin kuotën e 41 pikëve, tre më pak se Roma, dhe synon tashmë vendin e katërt të Interit. (A2 Televizion)