
Mungon vetëm zyrtarizimi kur kanë mbetur orët e fundit të merkatos dhe Barcelona duket se ka siguruar Joao Félix nga Atletico Madrid, i cili gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Chelsea-t.
Mediat në Spanjë shkruan se portugezi nuk është paraqitur në seancën e fundit stërvitore të madrilenëve dhe tashmë po pret vetëm zyrtarizimin për t’u nisur për në Barcelonë.
Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League. (A2 Televizion)