Barcelona dështon në Superkupën e Spanjës, Messi godet me shuplakë kundërshtarin

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 08:34 | Futboll

Athletic Bilbao fitoi për herë të tretë në histori Superkupën e Spanjës, pasi mundi në finale 3-2 Barcelonën.

Griezmann kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 40, por vetëm dy minuta më vonë, De Marcos barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, sërish Griezmann i jep avantazhin Barçës (77’), por në minutën e 92, Villalibre çon finalen në shtesë. Pikërisht, në minutën e katërt të shtesës së parë, Inaki Williams i jep trofeun Bilbaos me një goditje perfekte.

Leo Messi, i përjashtuar me karton të kuq pasi goditi me shuplakë kundërshtarin, kur nuk e kishte topin në kontroll, ishte simboli i një Barcelone që nuk diti të menaxhojë një finale, të cilën e kishte të fituar deri në sekondat e fundit të ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos