
Mes Napolit dhe Marseille-s është arritur marrëveshja për transferimin e sulmuesit polak, Milik. Lajmi është bërë i ditur nga media franceze RMC Sport.
Marrëveshja është arritur në orët e fundit mes dy ekipeve dhe tashmë sulmuesi është një hap larg Ligue 1, ku do të jetë një eksperiencë e re për të pas Serie A.
Lojtari do të transferohet në Francë në formë huazimi për 18 muaj, ndërsa Marseille do të ketë të drejtën e blerjes në fund të kësaj periudhe.
Milik ishte një nga dëshirat e shumë klubeve në Serie A, si Juventus, Roma e Inter, por në fund 26-vjeçari duket se ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Francë. (A2 Televizion)