Barcelona interesohet për sulmuesin e Kombëtares

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 13:01 | Futboll
Barcelona interesohet për sulmuesin e Kombëtares

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të blejnë sulmues dhe sytë i kanë hedhur nga futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit.

Sipas CMMedia, bëhet fjalë për Rey Manaj, i cili te Albacete nuk po gjen shumë hapësira dhe do të ishte i dobishëm për skuadrën e dytë të katalanasve.

Mendohet se operacioni mund të mbyllet në janar.

Albacete e bleu Manajn nga Interi këtë vit për 1,7 milionë euro dhe klauzola e sulmuesit është 5 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos